Sot në shkollën fillore “Naim Frashëri” të fshatit Vlashnje në komunën e Prizrenit është hapur një kabinet i gjuhës angleze.
Për këtë ka njoftuar Drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Luljeta Veselaj-Gutaj, e cila ishte dhe e pranishme në ceremoninë e organizuar nga shkolla.
Veselaj-Gutaj ka bërë të ditur se vlera e këtij projekti është 9.000 dollarë e financur nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe administrohet nga KUSA (KOSOVO UNITED STATES ALUMNI).








