Sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri. Edhe pse aktualisht fushata ka filluar prej disa ditësh, nga të dyja kampet me prezantimin e kandidatëve dhe takime me qytetarët, referuar kodit zgjedhor, fushata zyrtarisht nis nga kjo e premte dhe po ashtu nga sot nis edhe monitorimi i mediave.
Rithemelimi i Sali Berishës ka konfirmuar hapjen e fushatës mesditën e së shtunës, me një miting në Air Albania, ndërsa socialistët kanë zgjedhur një mënyre tjetër të të bërit fushatë, pa mitingje, pa zhurmë, por me mbjelljen e pemëve në të gjitha bashkitë, ashtu siç u bë edhe në kryeqytet. E teksa, gara është hapur, ndërkombëtarët, apelojnë për një fushatë paqësore.





