LAJME

Hapet aplikimi për subvencione të fermerëve

Hapet aplikimi për subvencione të fermerëve
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Prill 2025, 10:25

Ministrii i Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se është hapur aplikimi për subvencione.

Peci, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se 3 prill deri me 2 maj do të jetë i hapur.

“Duke përdorur ortofotot më të fundit të vitit 2024, kemi sjellë përmirësime të mëdha në digjitalizimin e parcelave dhe kontrollin në terren. Ky ndryshim do të lehtësojë edhe më shumë aplikimin për subvencione dhe do të sigurojë me saktësi gjendjen në terren.

Për më shumë informata, lidhur me procedurat e aplikimit për pagesa direkte, kriteret e vlerësimit fermerët mund të informohen në detaje në web faqen e MBPZhR-së, www.mbpzhr.rks-gov.net dhe në web faqen e AZhB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi”, ka njoftuar Peci.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika