Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2021-22.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, në këtë vit akademik, UP-ja do të regjistrojë 2228 studentë në programet studimore të 14 njësive akademike, transmeton Telegrafi.





