Pas shkarkimit të shumë ambasadorëve, ambasada e Kosovës në Australi qëndroi e mbyllur për disa muaj në mungesë të shefit të misionit diplomatik.
Mirëpo, ambasada e Kosovës atje i ka hapur dyert sërish, njofton Klankosova.tv.
Ambasadorja e re Jetmira Bërdynaj-Shala, gjatë ditës së djeshme ka dorëzuar kredencialet e saj tek Guvernatori i Përgjithshëm i Komonuelthit të Australisë, David Hurley.
“Ambasadorja e Kosovës më 1 prill 2022, ka dorëzuar letrat kredenciale te Guvernatori i Përgjithshëm i Komonuelthit të Australisë David Hurley”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Australi.
Kujtojmë se ish-ambasadori i shkarkuar,Hajdin Abazi, muaj më parë kishte deklaruar se kishte mbyllur ambasadën dhe s’kishte kujt t’ia dorëzonte çelësat pasi nuk kishte ambasador zytar të emëruar për ta drejtuar shërbimin diplomatik.“
E mbylla Ambasadën duke lënë gjithçka sikurse ishte, në mënyrë të rregullt, i lashë të gjithë çelësat brenda dhe më nuk kam asnjë qasje në të, dhe në ora 17:07 minuta dola nga Ambasada. Qoftë edhe për ca javë, Ambasada de facto është e mbyllur, pasi që aty është vetëm stafi teknik dhe asnjë komunikim zyrtar në emër të ambasadës nuk mund të bëhet”, kishte shkruar ai në Facebook pas shkarkimit në gusht të vitit 2021.