LAJME

Hapet afati për subvencione në blegtori dhe akuakulturë për vitin 2025

Hapet afati për subvencione në blegtori dhe akuakulturë për vitin 2025
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Janar 2026, 10:22

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për gjashtëmujorin e dytë të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025.

Sipas njoftimit, edhe këtë vit do të vazhdojë mbështetja për sektorin e blegtorisë dhe akuakulturës, përmes pagesave direkte për kategori të ndryshme, në përputhje me programin e miratuar për vitin 2025, shkruan IndeksOnline.

Përkrahja financiare përfshin këto aktivitete bujqësore:

  • Pagesa Direkte për qumësht;
  • Pagesa Direkte për therjet e raportuara të gjedhit;
  • Pagesa Direkte për viçat për majmëri;
  • Pagesa Direkte për zogj për majmëri (brojlerë);
  • Pagesa Direkte për akuakulturë.

Afati për aplikim fillon më 19 janar 2026 dhe përfundon më 18 shkurt 2026, deri në orën 16:00.

Nga MBPZHR bëhet e ditur se të gjithë aplikuesit duhet të përmbushin kriteret e përcaktuara në program, ndërsa detajet e plota mbi kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm mund të gjenden në uebfaqen zyrtare të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Institucionet ftojnë fermerët që të aplikojnë me kohë dhe të përfitojnë nga mbështetja financiare për zhvillimin e aktivitetit të tyre bujqësor./indeksonline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika