LAJME

Hapen regjistrimet për ciklin e ri të garave në Olimpiadën Gjermane të Matematikës

Hapen regjistrimet për ciklin e ri të garave në Olimpiadën Gjermane të Matematikës
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Maj 2026, 08:18

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se janë hapur regjistrimet për ciklin e ri të garave në Olimpiadën Gjermane të Matematikës për vitin akademik 2026–2027.

Sipas njoftimit, gara është e hapur për të gjithë nxënësit nga klasa e 3-të deri në klasën e 11-të dhe zhvillohet në gjuhën angleze.

Pjesëmarrja në të gjitha testet kualifikuese online thuhet se është plotësisht falas për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës.

Siç bëhet e ditur, për t’u regjistruar në garë, nxënësit duhet të qasen në platformën zyrtare dhe të përdorin kodin e autorizuar të Kosovës.

Linku për regjistrim: https://auth.main-team.org/auth/gmath/signin

Kodi i Koordinatorit Nacional: XKT1055

Datat e Garës

  • 13 qershor 2026 – Qualification Exam 1
  • 26 shtator 2026 – Qualification Exam 2
  • 05 dhjetor 2026 – Qualification Exam 3
  • 12 dhjetor 2026 – Online Final Exam
  • Maj 2027 – Grand Final (fizike), Berlin

“Ftohen të gjithë nxënësit e interesuar që të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi ndërkombëtar të dijes dhe suksesit” – thuhet në fund të njoftimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika