Home LAJME Hapen korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë

Hapen korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë

0
Hapen korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, ka njoftuar se Kosova i ka hapur korridoret ajrore me Shqipërinë.

Aliu kështu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook.

“Sapo u hapen zyrtarisht korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë. Fluturimet për në perëndim dhe anasjelltas shkurtohen për së paku 15 minuta.  Nga 1 janari bashkatdhetarët përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë”, shkruan ai, raporton Telegrafi.

Që nga paslufta, më 1999, fluturimet nga dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë realizuar vetëm përmes korridorit ajror që e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, Albion Idrizi, magjistër i aviacionit, ka thënë muaj më parë për Radion Evropa e Lirë, se pas hapjes së korridorit ajror të Kosovës me Shqipërinë, përveç shkurtimit të kohës së fluturimit, do të zvogëlohet edhe çmimi i biletave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here