LAJME

Hapen aplikimet për “Shkollën e 5-të Verore Ndërkombëtare 2026” në Universitetin e Prizrenit

Hapen aplikimet për “Shkollën e 5-të Verore Ndërkombëtare 2026” në Universitetin e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Maj 2026, 08:32

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka njoftuar se “Shkolla e 5-të Verore Ndërkombëtare 2026”, tani është e hapur për aplikim.

Sipas njoftimit, kjo shkollë e cila do të mbahet në ambientet e këtij institucioni akademik, do të fillojë më datën 5 gusht dhe do të zgjas deri më 14 gusht të këtij viti.

Të drejtë aplikimi kanë studentët ndërkombëtar në nivelin e studimeve bachelor dhe master.

Ligjëratat do të zhvillohen në gjuhën angleze, ndërkaq programi përfshinë kurse akademike, seminare, evente kulturore dhe në fund pjesëmarrësve do iu dhurohet certifikatë + 4 ECTS.

Afati i aplikimit do të jetë i hapur deri më datën 12.06.2026.

Për informata shtesë mund të kontaktoni: issp@uni-prizren.com

“Mos e humbisni këtë mundësi unike për të mësuar, lidhur dhe eksploruar Kosovën!” – thekson Universiteti i Prizrenit.

Apliko për ligjërues: https://docs.google.com/…/1FAIpQLSdnJQTR7kQGTU…/viewform

Aplikoni për studentët: https://docs.google.com/…/1FAIpQLSfAgsxhqLzClD…/viewform

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika