LAJME

Hapen 78% e pakove nga diaspora, refuzohen mbi 16 mijë vota

Hapen 78% e pakove nga diaspora, refuzohen mbi 16 mijë vota
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2021, 12:43

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesimi i pakove me fletëvotime të supozuara nga jashtë Kosovës.

Organizata joqeveritare GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR).

Sipas kësaj organizate, sot deri në orën 12:00 janë procesuar 78% e zarfeve të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës, prej tyre janë verifikuar 57568 votues, ku janë aprovuar 41280 vota, ndërsa janë refuzuar 16288 vota, transmeton “Zeri.info”.

Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe një herë nga KQZ-ja, para se të fillojë procesi i numërimit. /Zëri

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika