Shoqata Handikos ka pranuar një donacion, kontingjent me pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuar nga “Rotary Club Prishtina International” dhe Shoqata “Konvoi der Hoffnung”.
Këto 253 pajisje janë si donacion nga shoqata “Konvoi der Hoffnung” nga mërgata shqiptare dhe Rotary Club Prishtina International.
Durim Gashi, menaxher i programit Handikos tha që këto pajisje kanë qenë shumë të nevojshme dhe qe i kanë pasur mungesë dhe që kanë kushtuar shtrenjtë.
“Kontingjenti që kemi marrë këto pajisje ndihmëse dhe janë të natyrave të ndryshme çka janë kanë mungesë tek ne, dhe janë të llojllojshme dhe që kushtojnë shumë shtrenjtë”, tha Gashi.
Në anën tjetër, Sabile Aliu Sahiti nga – Konvoi der Hoffnung ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar dhe vet shoqata ku bën pjesë ajo.
“Dua të përshëndes mërgatën të cilët kanë bërë transportin, po ndjehem e lumtur dhe shpresoj të shkojnë aty ku kanë nevojë”, tha Aliu-Sahiti
Krenare Pireva Nuçi – Projekt Kordinatore -RCPI tha që kjo është një ndihmë e madhe dhe te gjithë bashkëpunëtorët e kanë bërë te duhurën për këtë donacion.
Marian Dema – anëtar dhe ish-president i RCPI tha që Rotary kanë gjetur gjithmonë format e duhura që të shtrijnë dorën e ndihmës e sidomos për këta persona.
“Rotary gjithmonë kanë gjetur forma që ta shtrijnë dorën e ndihmës dhe në këtë rast për personat e nevojave te veçanta, dhe mjete shumë të avancuara që kanë ndihmuar këta persona”, tha Dema./EO