Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media ka thënë se partitë në pushtet sot kanë votuar jashtëligjshëm rekomandimin për pagesën e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës.
Sipas tij, ky veprim i partive në pushtet do të dëmtoj qytetarët e Kosovës.
“Sot Kuvendi i Kosovës me shumicë votash të partive në pushtet ka aprovuar rekomandimin e Komisionit Ekonomi, Tregti, Ndërmarrësi dhe Industri për ndarjen e mjeteve shtesë për Ndërmarrjen KOST për pagesën e energjisë elektrike në veri.”
“E para kjo është në kundërshtim me ligjin, nuk ka bazë ligjore për shkak që KOST-I është ndërmarrje publike, sipas statusit është pronë e Republikës së Kosovës ku aksionari I ushtron të drjetat e veta përmes Kuvendit të Kosovës.”
“Kjo ndërmarrje e ka bordin dhe Kuvendi nuk ka të drejtë mbi bazën e legjislacionit në fuqi që të ndërhyjë në menaxhimin dhe afarizmin e kësaj ndërmarrje, do të thotë Kuvendi I Kosovës, përkatësisht partitë që janë në pushtet, kanë përkrahur një kërkesë të pagesës së 11 milionëve të energjisë elektrike të shpenzuara në katër komunat në veri, kjo I dëmton qytetarët e Kosovës.”
“Nëse do të ishte zbatuar baza legale, atëherë bordi I KOST-it, është dashur që pas përpilimit dhe auditimit të pasqyrave financiare të deklaroj dividentën dhe e njëjta të shkoj në buxhetin e Kosovës dhe është para publike.”,
“Është absurde të thuhet që në mungesë të mjeteve financiare të zvogëlohen pensione e të mos ndahen për shëndetësi para, por merren vendime që KOSTT të autorizohet për këtë mbulueshmëri”.
“Qeveria mos të fshihet por të marr përgjegjësi, mos të merret me fjalime populiste. Jo Kuvendi të shndërrohet në një institucion që nuk i respekton ligjet. Me paratë e qytetarëve të Kosovës po paguhen shpenzimet në Veri.”
“Vitin e kaluar janë paguar 10 milionë këtë vit 11milionë, nuk është e drejtë të paguhen 21 milionë” u shprehë Hamza ndër të tjera.