Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës që edhe i fitoi zgjedhjet pa balotazh, Bedri Hamza, ka folur për një koalicion të mundshëm në mes të PDK-së dhe LDK-së për rundin e dytë të zgjedhjeve.
Ai tha se është i gatshëm të shkojë në koalicion me LDK-në në Mitrovicë, në mënyrë që LDK-ja t’i ndihmojë PDK-së në Prizren.
“Unë jam i gatshëm që edhe në Mitrovicë të bëj koalicion me LDK-në nëse edhe këta janë të gatshëm me përkrah PDK-në në njërën prej komunave ku është në garë që të bashkëqeverisim”.
“Prishtinë me Prizren. Unë besoj që është në interes të PDK-së të ketë marrëveshje me qëllim me qenë pjesë e qeverisjes dhe e ekzekutivit për në Prishtinë”, tha Hamza në T7.