Hamza takon punonjësit shëndetësorë, premton 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jan 19, 2025
Hamza takon punonjësit shëndetësorë, premton 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, këtë të diel ka mbajtur një tubim masiv me mjekë, infermierë, farmacistë dhe personel shëndetësor.

Në këtë takim Hamza ka prezantuar programin e tij qeverisës për një shëndetësi moderne me pacientin në qendër.

“Jemi bashkë për një shëndetësi moderne me pacientin në qendër. Jemi bashkë për një shoqëri të shëndetshme dhe një Kosovë që mundet ma mirë!

  • 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet;
  • 100% rritje të buxhetit për blerjen e barnave esenciale;
  • 50% rritje të pagave për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor;
  • Barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe të prekurit me kancer;
  • Funksionalizim të Sigurimeve Shëndetësore dhe digjitalizim të sistemit shëndetësor;
  • Riorganizim të specializimeve në shëndetësi dhe Ligj për Specializantët;
  • Fuqizim të spitaleve rajonale dhe ndërtim të Sistemit Kombëtar të Emergjencave Mjekësore.

Shëndetësia mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika