Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për përgatitjet drejt zgjedhjeve të 7 qershorit.
Hamza takon ambasadorin Guérot: PDK do të angazhohet për një proces zgjedhor demokratik, Kosova të tejkalojë krizat e vazhdueshme

Hamza ka rikonfirmuar angazhimin e PDK-së për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të larta demokratike.
“Diskutuam edhe për nevojën që Kosova të tejkalojë klimën e krizave të vazhdueshme, të cilat kanë ndikuar negativisht në gjendjen ekonomike dhe mirëqenien e familjeve kosovare. Rikonfirmova angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të larta demokratike. E falënderova ambasadorin Guérot për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj demokratik dhe euroatlantik”, është shprehur Hamza.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rritja e shtesave dhe 100 eurot e ndara nga Qeveria, Abdixhiku: Blerje votash

DnV: Ndarja e pagesave nga Qeveria në detyrë është shkelje ligjore

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor në Prizren

