LAJME

Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenisë për rrugën evropiane të Kosovës

Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenisë për rrugën evropiane të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Janar 2026, 12:21

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe proceset me interes të ndërsjellë.

Sipas një komunikate për media nga PDK, Hamza e njoftoi ambasadorin Blaj për situatën politike dhe qëndrimet e PDK-së lidhur me stabilitetin institucional dhe orientimin euroatlantik të vendit.

Siç bëhet e ditur në njoftim, Hamza shprehu mirënjohjen për rolin e ambasadës sllovene në Kosovë dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për mbështetjen ndaj Kosovës në proceset ndërkombëtare.

Partia Demokratike e Kosovës theksoi tutje se vlerëson mbështetjen e Sllovenisë dhe mbetet e angazhuar për forcimin e partneritetit me vendet mike dhe aleate të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika