LAJME

Hamza takohet me Sorensen, diskutuan​ për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja

Hamza takohet me Sorensen, diskutuan​ për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Janar 2026, 12:00

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, sot ka pritur të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Në një postim në Facebook, Hamza ka njoftuar se me Sorensenin ka diskutuar për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian.

“Sot e prita të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Ne diskutuam për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian. PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes dhe stabilitet rajonal”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika