LAJME

Hamza: Shqipëria mbetet zëri i Kosovës në arenën ndërkombëtare

Hamza: Shqipëria mbetet zëri i Kosovës në arenën ndërkombëtare
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2026, 17:40

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, e ka zhvilluar një takim me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Hamza pas takimit tha se Shqipëria ka qenë dhe mbetet zë i Kosovës.

Postimi i plotë:

Një takim i përzemërt me kryediplomaten e Shqipërisë, që me përkushtim po i jep mbështetje Kosovës kudo në arenën ndërkombëtare.

Shqipëria ka qenë dhe mbetet zëri ynë aty ku ne nuk jemi.

E mirëpres gatishmërinë për ndërtimin e një agjende të përbashkët strategjike mes dy vendeve tona, përballë sfidave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Faleminderit qeverisë shqiptare që pareshtur e ka ngritur zërin kundër padrejtësive dhe përpjekjeve për rishkrim të historisë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika