Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.
Hamza: Rugova përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale

Hamza ka vlerësuar se Rugova ishte një figurë historike që dha një kontribut të madh në rrugëtimin shtetformues të Kosovës dhe i priu popullit në një periudhë të rëndësishme të historisë.
“Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nderojmë figurën e tij historike dhe kontributin e tij në rrugëtimin shtetformues të Kosovës. Ish-Presidenti Ibrahim Rugova i priu popullit tonë në një periudhë të rëndësishme të historisë, në kohë sfidash dhe përpjekjesh të vazhdueshme për afirmimin politik dhe ndërkombëtar të Kosovës. Ai përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale, e cila la gjurmë të mëdha në diskursin publik dhe në proceset vendimtare të asaj kohe. Nderime jetës dhe veprës së ish-Presidentit Ibrahim Rugova!” – shkruan Hamza në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

