Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas vendimit për lirimin me kusht të Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës, duke e cilësuar këtë si një lajm të mirë për familjet e tyre dhe për të gjithë ata që besojnë në pafajësinë e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas Hamzës, ky zhvillim sjell gëzim, por jo të plotë, pasi në Hagë vazhdojnë të mbahen edhe çlirimtarë të tjerë, të cilët, sipas tij, po përballen padrejtësisht me proceset gjyqësore.





