LAJME

Hamza – qytetarëve: Votoni sipas bindjeve e vullnetit tuaj

Hamza – qytetarëve: Votoni sipas bindjeve e vullnetit tuaj
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Dhjetor 2025, 10:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, i ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë, siç ka thënë, sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre.

Ai pasi ka votuar ka theksuar se pret rezultat të mirë.

Kreu i PDK-së ka thënë se pret që dita e zgjedhjeve të jetë e qetë.

Hamza ka thënë së do ta bëjë maksimumin që pas zgjedhjeve të mos ketë vakum institucional dhe Kosova të ketë sa më shpejt institucione.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika