LAJME

Hamza: Qeveria po sillet si vëzhguese pasive e gjendjes ekonomike

Hamza: Qeveria po sillet si vëzhguese pasive e gjendjes ekonomike
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Prill 2026, 10:44

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, e ka akuzuar Qeverinë për mosmarrje të masave lidhur me rritjen e çmimit të naftës në vend, duke e quajtur atë “vëzhguese pasive”.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të marrë masa, qofshin përmes ndryshimeve ligjore.

“Qeveria nuk është duke e marrë në konsideratë ndikimin e kësaj dukurie në përkeqësimin e standardit të jetesës së qytetarëve”, ka thënë ai duke e lidhur rritjen e çmimit të naftës me rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.

“Çmimi i biletave, a beson dikush që ulet nafta dhe kthehet çmimi i biletave të transportit në nivelin paraprak. Jo këtu ngelet. Qeveria po sillet si vëzhguese pasive”.

Hamza ka paralajmëruar debat parlamentar për shpenzimin e parasë publike, posaçërisht tremujorin e kaluar.

“Kjo qeveri nuk është duke e kujdesur për zhvillimin ekonomik, standardin e jetesës, por është duke bë veprime veç qysh me i konvertu në votë. Blerjen e votës përmes parasë publike”, ka shtuar ai./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika