Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në selinë e PDK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit të PDK-së, gjatë takimit, Hamza bëri të ditur se me ambasadorin britanik zhvilloi një bisedë miqësore dhe konstruktive për zhvillimet politike në vend, me fokus të veçantë te zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit dhe rëndësia e një procesi demokratik, të qetë dhe të besueshëm.





