Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se i mbështet kërkesat e Sindikatës së Arsimit, madje shton se do të rris pagat e mësimdhënësve për 50 për qind.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza shton se do të ketë digjitalizim të shkollave dhe integrim të teknologjisë në mësimdhënie, po ashtu edhe bursa për nxënës e studentë në mënyrë që asnjë i ri të mos mbetet prapa për shkak të gjendjes ekonomike.
“I mbështes kërkesat e Sindikatës së Arsimit, sepse mbështetja e tyre është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar dhe më të zhvilluar. Rritje të investimeve në arsim dhe paga 50% më të larta për mësimdhënësit. Digjitalizim të shkollave dhe integrim të teknologjisë në mësimdhënie. Bursa për nxënësit dhe studentët, në mënyrë që asnjë i ri të mos mbetet prapa për shkak të gjendjes ekonomike. Politika që rikthejnë dinjitetin e mësuesit dhe e bëjnë arsimin prioritet kombëtar”, ka shkruar Hamza.
“Suksesi i tyre është suksesi i Kosovës. Dhe, Kosova mundet ma mirë!”.
Në facebook, Hamza publikoi edhe foto me anëtarët e Sindikatës së Arsimit.