LAJME

Hamza pas takimit me Kurtin: PDK-ja nuk mbështet kandidatura që nuk janë unifikuese

Hamza pas takimit me Kurtin: PDK-ja nuk mbështet kandidatura që nuk janë unifikuese
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shkurt 2026, 20:01

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në lidhje me çështjen e presidentit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se nuk do të jenë pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesin kandidatura që nuk e përfaqësojnë unitetin qytetar.

Hamza përmes një postimi në Facebook, ka thënë po ashtu se uron që të reflektojnë ata që kanë përgjegjësi kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë.

“Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese.

Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë”, ka shkruar Hamza.

Pas kryetarit të PDK-së Bedri Hamza, kryeministri Albin Kurti në lidhje me çështjen e presidentit, do ta takoj edhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika