Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pas caktimit të 28 dhjetorit për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Hamza ka shkruar se tani është koha që të shikojmë përpara.
“Qytetarë të dashur, data e zgjedhjeve është caktuar dhe tani është koha të shikojmë përpara. PDK është e gatshme, me ekip, me program dhe me vizion. Fitorja e PDK-së do të jetë fitore për Kosovën”, ka shkruar Hamza.
Ndërkaq në video-mesazhin që ka publikuar Hamza ka theksuar se në këtë proces po hyjnë me vendosmëri të plotë
“Presidentja e vendit ka vendosur që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor, edhe pse në konsultime tona ne i dhamë argumentet pse data 21 dhjetor do të ishte më e drejtë, vendimi tashmë është marrë”, tha Hamza.
Kryetari i PDK-së tha se Kosova ka nevojë për normalitet, stabilitet dhe për një qeveri që punon e jo për kriza, improvizime e përçarje.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.