LAJME

Hamza paralajmëron zgjedhje të brendshme në PDK: Janë hap i domosdoshëm për forcimin e partisë

Hamza paralajmëron zgjedhje të brendshme në PDK: Janë hap i domosdoshëm për forcimin e partisë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Janar 2026, 18:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se ka biseduar me krerët e degëve të hënën për zgjedhje të brendshme.

Ai ka thënë se zgjedhjet e brendshme janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së.

“PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi. Zgjedhjet e brendshme, për të cilat sot diskutova edhe me kryetarët e degëve, janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së. Ne synojmë më shumë, sepse Kosova ka nevojë për më shumë. Ka nevojë edhe për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar. Kjo kërkon punë të vazhdueshme, degë aktive dhe hapësirë më të madhe për të rinjtë, në çdo nivel të partisë. Kjo është rruga për një PDK më afër qytetarëve dhe gjithnjë në shërbim të Kosovës”, ka shkuar Hamza në Facebook.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika