LAJME

Hamza: Pa marrëveshje politike, PDK nuk propozon kandidat për president

Hamza: Pa marrëveshje politike, PDK nuk propozon kandidat për president
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2026, 11:40

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur sërish për zhvillimet rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.

Ai ka thënë se varësisht nga zhvillimet, do të vendosin nëse do të hyjnë në seancën e Kuvendit nëse do të krijohet mundësia për të hedhur në votimin çështjen e presidentit/es.

“Merret vendimi në bazë të zhvillimeve që do të ndodhin”, tha ai.

I pyetur se përse PDK nuk po propozon kandidat për president, Hamza tha se pa marrëveshje politike nuk ka kandidat.

“Pa marrëveshje politike nuk ka kandidat, ne kemi kërkuar marrëveshje politike, e kemi dhënë ofertën tonë. Një marrëveshje politike që nënkupton kandidati ose kandidatja e propozuar nga PDK të jetë president”, tha ai. /Telegrafi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika