LAJME

Hamza: Nëse dështon VV-ja, jam i gatshëm të marr përgjegjësinë për formimin e Qeverisë

Hamza: Nëse dështon VV-ja, jam i gatshëm të marr përgjegjësinë për formimin e Qeverisë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Mars 2025, 12:51

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur gatishmërinë e tij për të marrë përgjegjësinë për formimin e Qeverisë nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin ta realizojë këtë detyrë, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka kërkuar që procesi i certifikimit të rezultateve dhe shpallja e fituesve të ndodhin pa stërzgjatje, pasi sipas tij, vonesat kanë ndikuar në zbehjen e suksesit të këtyre zgjedhjeve dhe kanë krijuar pasiguri.

“Procesi deri në shpalljen e rezultateve dhe certifikim është stërzgjatë pa nevojë që deri në një masë e ka zbeh edhe suksesin e këtyre zgjedhjeve. Kjo është për t’u shqetësuar dhe për t’u adresuar që të mos përsëritet në të ardhme. Unë besoj që duke respektuar Kushtetutën partia e parë do të provoj në kohë dhe pa vonesa formimin e institucioneve. Në rast se partia e parë nuk arrin brenda afateve ligjore dhe kushtetutës unë jam i gatshëm si kandidat i PDK-së të marr përgjegjësi për formimin e qeverisë. Jam në komunikim me partitë opozitare, me partitë që kemi”, u shpreh Hamza.

/GazetaSinjali/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika