LAJME

Hamza: Kujtimi dhe vepra e akademikut Rexhep Qosja do të mbeten të përhershme

Hamza: Kujtimi dhe vepra e akademikut Rexhep Qosja do të mbeten të përhershme
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Prill 2026, 12:30

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ka përcjellur një telegram ngushëllimi amiljes Qosja, me rastin e ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.

Hamza vlerësoi lartë kontributin e Qosjes në mendimin shkencor dhe kulturor shqiptar, si dhe në rritjen e ndërgjegjes kombëtare, duke shtuar se kujtimi dhe vepra e akademikut Rexhep Qosja do të mbeten të përhershme.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja. Humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen tuaj, por edhe për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar. Si akademik i shquar, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në mendimin shkencor dhe kulturor shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar dhe të pazëvendësueshme për brezat që vijnë. Si mendimtar i angazhuar në çështjet politike, akademik Rexhep Qosja kontribuoi edhe në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe në përpjekjet për liri e barazi të popullit tonë. Në këto momente të rënda për ju, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Kujtimi dhe vepra e akademikut Rexhep Qosja do të mbeten të përhershme” – shkruan Hamza.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika