LAJME

Hamza flet për ofertën që Kurti ia bëri PDK-së

Hamza flet për ofertën që Kurti ia bëri PDK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2026, 17:59

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, ka deklaruar se ka pranuar një komunikim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin.

Hamza para mediave bëri me dije se Kurti i ka bërë ofertë PDK-së për t’ia dhënë pozitën e kryetarit të Kuvendit, derisa ajo e nënkryetarit që e ka kjo parti t’i kalojë VV-së.

Ai e quajti këtë ofertë joserioze.

“Sepse kryesia e Kuvendit është konstituar, Kuvendi është i konstituar, janë zgjedhur janë të votuar. Nuk e kemi kontestuar këtë çështje, nuk jemi duke folur për kryetar të Kuvendit. Nuk kemi shkuar të lypim pozitë as për vetë as për ndonjërin nga anëtarët e Partisë Demokratike. Kemi shkuar që me i dhënë vendit institucione dhe stabilitet politik. Kjo nuk është fare serioze”, deklaroi Hamza para mediave./klankosova/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika