LAJME

Hamza flet me Thaçin: Më 16 shtator vihet drejtësia në vend

Hamza flet me Thaçin: Më 16 shtator vihet drejtësia në vend
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Korrik 2026, 14:19

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi, me të cilin ka diskutuar për Kosovën, familjet, miqtë dhe qytetarët që, sipas tij, kanë ruajtur besimin në rikthimin e ish-krerëve të UÇK-së.

 

Hamza tha se gjatë bisedës është folur edhe për procesin gjyqësor në Hagë, duke vlerësuar se vonesat në shpalljen e aktgjykimit e kanë rënduar pritjen.

“Drejtësia mund të vonohet, por nuk duhet të tjetërsohet”, ka thënë Hamza, duke shprehur bindjen se më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend dhe Thaçi, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, do të kthehen të lirë në Kosovë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika