LAJME

Hamza: Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet

Hamza: Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Maj 2026, 14:48

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se situata aktuale ekonomike në vend është e padrejtë për qytetarët, duke theksuar dallimin mes çmimeve të larta dhe të ardhurave të ulëta.

“Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet. Kjo është padrejtësi sociale,” ka thënë Hamza.

Ai është zotuar se nëse merr besimin për të udhëhequr qeverinë, do të ndërmarrë masa për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe sociale në vend.

“Do t’i themi STOP krizës ekonomike dhe sociale që e kanë sjellë vendimet e gabuara politike. Do t’i themi stop çmimeve dhe tatimeve të larta, pagave e pensioneve të pamjaftueshme, stagnimit dhe regresit,” është shprehur ai.

Hamza ka theksuar se synon të hapë një etapë të re të zhvillimit dhe mirëqenies për qytetarët e Kosovës.

“Do të hapim një etapë të re të zhvillimit, mirëqenies dhe dinjitetit për çdo qytetar të Kosovës. Bashkë me secilin prej jush, pas 7 qershorit, do ta ndryshojmë Kosovën,” ka deklaruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika