LAJME

Hamza: Çdo vit, 25 milionë euro do t’i ndajmë si bursa studentore për të rinjtë e Kosovës

Hamza: Çdo vit, 25 milionë euro do t’i ndajmë si bursa studentore për të rinjtë e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Janar 2025, 19:05

Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza ka premtuar bursa studentore për të rinjtë e Kosovës në vlerë prej 25 milionë euro.

Më tutje Hamza u shpreh se Fondi Shtetëror i Bursave është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë studentët.

”Unë besoj te potenciali i studentëve tanë. Çdo vit, 25 milionë euro do t’i ndajmë si bursa studentore për të rinjtë e Kosovës. Ata do të studiojnë, punojnë dhe do ta ndërtojnë karrierën e tyre në vendin tonë. Fondi Shtetëror i Bursave është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë studentët që t’i ndjekin ëndrrat e tyre, pa u penguar nga barriera financiare”, ka shkruar Hamza.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika