Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se rreth 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani i janë bashkuar ekipit të tij.Hamza thotë se secili prej tyre ka një rrëfim suksesi dhe se me diasporën Kosova mundet më mirë.
Hamza: Afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani iu bashkuan ekipit tim

“Afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani, sot në Munich iu bashkuan ekipit tim dhe përpjekjeve për ta bërë Kosovën më të mirë.Secili prej tyre ka rrëfime të suksesit. Secili prej tyre është pjesë e kulturës dhe zhvillimit ekonomik aty ku jeton. Ata kanë arritur të integrohen, të bëhen konkurrues dhe të krijojnë ndërmarrje me dhjetëra të punësuar. Por, pandashëm, me shpirt e zemër, duan ta japin kontributin e tyre edhe për zhvillimin e Kosovës, për atdheun tonë të përbashkët” shkruan Hamza
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

