Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar që ndali masakrat dhe krimet sistematike të regjimit të Sllobodan Millosheviqit ndaj popullit shqiptar.
Hamza theksoi se më 24 mars 1999 “bota intervenoi për t’i ndalur masakrat”, ndërsa çdo vit kjo datë shërben për të nderuar heronjtë, dëshmorët dhe martirët e luftës, si dhe për të falënderuar të gjithë ata që qëndruan në anën e së vërtetës.
Ai rikujtoi gjithashtu bashkëpunimin mes NATO-s dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përmendur figura kyçe të luftës si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët, sipas tij, ishin aleatë tokësorë të NATO-s.





