- Reklama -

Haliti thotë se sulmin e Kurtit me vezë mund ta ketë organizuar ai vetë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka komentuar sulmin që iu është bërë në Skenderaj me vezë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Haliti ndonëse ka dënuar sulmet që i janë bërë liderit të Vetëvendosjes, ka thënë se një sulm të këtillë ka mundur të organizohet nga vetë ai.

- Reklama -

“Mundem me thanë që e ka orkestru vetë Albini që të krijojë imazh të keq për njerëzit e PDK-së, duke e ditë që elektorati i PDK’së është 99% atje”, ka deklaruar Haliti në T7.

“Kosova është e lirë dhe secili duhet të ketë liri që ta bëjë fushatën nga jugu në veri e lindja në perëndim. Nuk jam dakord përse po përmendet emri i Hashim Thaçit, nëse kanë gjuajte me vezë. Unë nuk e besoj që Hashim Thaçi do të pajtohet se një kryetar partie të mos pritet dhe mos lejohet të mbahet takim elektoral në një vend të lirë dhe një qytet siç është Skenderaj”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Kurti, përgjatë ditës së sotme, pas tubimit elektoral që mbajti në Skenderaj, është sulmuar me vezë nga disa qytetarë, ku më pas ka ndërhyrë policia. Kurti po qëndronte nën përcjelljen e Njesitit Special të Policisë së Kosovës përgjatë momentit të sulmit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort