- Reklama -

Haki Abazi tani me fjalë të mëdha për UÇK-në, por ofendon LDK-në e fshatit Prapashticë

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje i ka dalë në mbrojtje UÇK-së, derisa ka atakuar fshatin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

“Mbrojtja e UÇK është obligim i secilit nga ne sepse UÇK është historia nëpërmjet së cilës ka kaluar liria dhe Pavarësia e Kosovës drejt realizimit të aspiratave kombëtare”, thotë ai.

- Reklama -

Abazi shton se demokracia, sipas tij, është garë me vota.

“Demokracia nuk është sport i Prapashticës demokracia është garë me vota. Kush friksohet nga vota është qyqar i demokracisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Sa herë që LVV dhe Kurti fyhen dhe shpërndahen lajme të pavërteta nga njerëz pa integritet, me konflikt interesi, nepotik e me të punësuar familjar në BQK, të përfshirë në afera korruptive e kriminale, atëherë është e qartë që kanë kuptuar që kapitulli i tyre ka përfunduar dhe jetërat në politikë i kanë të konsumuara dhe ezauruara. Mediat dhe portalet që amplifikojnë lajmet e rreme dhe sulmet pa bazë e pa etikë gazetareske e mediale, janë servis i sistemit të kapur dhe që me naivitet mendojnë se qytetarët nuk e kuptojnë lojën djallëzore dhe të ndytë që po bëjnë për të mbajtur veten në biznes.

Demokracia nuk është sport i Prapashticës demokracia është garë me vota. Kush friksohet nga vota është qyqar i demokracisë.

Mbrojtja e UÇK është obligim i secilit nga ne sepse UÇK është historia nëpërmjet së cilës ka kaluar liria dhe Pavarësia e Kosovës drejt realizimit të aspiratave kombtare.

Pavarësia e Kosovës nuk është stacioni hajnisë e as krimit dhe nuk do të shënohet si e tillë ne historinë tonë. Pavarësia e Kosovës është stacioni i faktorizimit dhe prosperitetit të shqiptarëve në Ballkan.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort