Deputeti i Vetëvendosjes Haki Abazi ka thënë se veprimet e PDK-së dhe të Listës Serbe janë të sinkronizuara për sabotimin e konsolidimit të institucioneve.
Haki Abazi: PDK dhe Lista Srpska janë në sinkronizim për të sabotuar konsolidimin e institucioneve

Kjo deklaratë e tij vjen pas mungesës së votave në kutinë e votimit në raundin e parë që u përsërit dy herë për të zgjedhur Vjosa Osmanin presidente, njofton Klan Kosova.
“PDK dhe Lista Srpska janë në sinkronizim të veprimeve për të sabotuar konsolidimin e institucioneve të shtetit të dala nga vota demokratike. 20 vite pengmarrje dhe punë intensive në kapjen e shtetit dhe kundër sigurimit të funksionalitetit. E qartë se kush respekton vullnetin e qytetarëve dhe kush e pranon verdiktin e sovranit”, ka shkruar ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Veturat që hyjnë në Prishtinë nuk paguajnë taksën 2 euro

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

