LAJME

Haki Abazi nuk shkon në Kuvend: Ka një sërë faktorësh, i kam adresuar te lidershipi

Haki Abazi nuk shkon në Kuvend: Ka një sërë faktorësh, i kam adresuar te lidershipi
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2021, 18:59

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, tha se sot për herë të parë nuk shkoi në seancën e Kuvendit, por duke mos treguar arsyen konkrete për këtë veprim.

Ai tha se ka disa faktorë që kanë shtyrë për të mos shkuar në Kuvend, për të cilat tha se i ka transmetuar “te lidershipi”.

“Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje. Ka një sërë faktorë që më ka shtyrë të bëj këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”.

Abazi ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për mungesën e sotme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika