Përmes një njoftimi Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, ka bërë të ditur se hakërët kanë marrë nën menaxhim dy faqet e rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram.
KBI në Prizren kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe thotë se nuk përbëjnë qëndrimet zyrtare të Këshillit.
Njoftim i plotë:
Të nderuar besimtarë, ju njoftojmë se faqja zyrtare e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, në Facebook dhe Youtube, ka disa ditë që nuk mirëmbahet nga personat përgjegjës të këtij Këshilli, si pasojë e vjedhjes së saj nga persona të pandërgjegjshëm.
Andaj, si rrjedhojë, publikimet e bëra gjatë këtyre ditëve, nuk përbëjnë qëndrimet zyrtare të Këshillit.