Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sport, Hajrullah Çeku në një postim në faqen e tij zyrtare në facebook ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për procesin zgjedhor duke dëshmuar nivel të lartë të pjekurisë demokratike. Ai më tej ka uruar edhe kandidatët për kryetar komune që dolën fitues në raundin e parë të procesit zgjedhor.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Kosovës edhe kësaj radhe dëshmuan nivel të lartë të pjekurisë demokratike. Përgëzime për kandidatët për kryetar komune që dolën fitues në raundin e parë të procesit zgjedhor.
Ka përfunduar vetëm pjesa e parë e garës. Lëvizja VETËVENDOSJE! është e para me numër të votave në nivel vendi. Jemi në rrugë të mirë për të dominuar edhe me numrin e komunave të fituara pas balotazhit.
Pas përmbylljes së procesit zgjedhor komunal, të gjitha kapacitetet tona shtetërore duhet t’i orientojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarit. Bashkëpunimi i të dy niveleve të qeverisjes pa dallime është i domosdoshëm për arritjen e këtij synimi.
Vendi ynë nuk ka kohë për të humbur.