Hajrullah Çeku ka pranuar zyrtarisht detyrën si ministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ish-zëvendësministri Engelbert Zefaj ia ka dorëzuar detyrën Çekut. Ai tha se është autorizuar nga Vlora Dumoshi që ta bëjë dorëzimin e detyrës pasi që ish-ministrja e ka ndërprer punën në MKRS.
“Ky urim shkon në emër të ministers, Vlora Dumoshi ajo sot këtu nuk është e pranishme sepse e ka marr mandatin e deputetët dhe e ka ndërperë punën në MKRS dhe më ka autorizuar mua që ta bëjë këtë detyrë, dhe besoj që do të keni sukses, Ministria është institucion i konsiliduar mirë dhe ka një buxhet të konsiliduar të miratuar nga Parlamenti i Kosovës”, u shpreh ai.




