LAJME

Hajnat vjedhin në një shtëpi në Malësi të Re të Prizrenit, marrin mbi 1 mijë euro dhe një armë

Hajnat vjedhin në një shtëpi në Malësi të Re të Prizrenit, marrin mbi 1 mijë euro dhe një armë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Qershor 2022, 16:44

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri.

Për një rast të tillë që ka ndodhur mbrëmë, në një shtëpi në fshatin Malësi të Re të Prizrenit, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka denoncuar në Polici pronari i shtëpisë, i cili ka raportuar se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e tij, duke thyer me forcë derën, pasi askush nga familja s’ka qenë në shtëpi.

Sinjali mëson se hajnat kanë arritur të vjedhin mbi 1 mijë euro para të gatshme, qindra franga zvicerane, si dhe një armë.

Pas marrjes së deklaratës së ankuesit, me urdhër të Prokurorit, është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika