LAJME

Hajnat ia vjedhin tri familjeve në Zhur, 2 lopë e 4 viça

Hajnat ia vjedhin tri familjeve në Zhur, 2 lopë e 4 viça
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Mars 2023, 19:58

Dukuria e vjedhjes së bagëtive në zonë të Prizrenit është mjaft shqetësuese. Një rast i tillë ka ndodhur të mërkurën e 8 marsit, ku hajnat kanë lënë pa bagëti tri familje të fshatit Zhur, me ç’rast kanë vjedhur dy lopë qumështore dhe 4 viça.

Ata thonë se me bagëtitë e tyre siguronin produktet qumështore për nevoja familjare.

Për rastin janë njoftuar edhe organet e rendit, të cilë janë duke u marrë me këtë çështje.

Këtë të shtunë kuvendari, Petrit Hoxha vizitoi fermerët të cilët u dëmtuan nga hajnat dhe kërkoi nga intitucionet komunale në Prizren që t’i vizitojnë këta fermerë dhe të gjejë mënyren për t’iu dalur në ndimë sepse nga bagëtitë e tyre ata kanë mbajtur familje./tvprizreni

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika