LAJME

Hajnat i vjedhin shtëpinë mërgimtarit, ia marrin arin dhe një veturë

Hajnat i vjedhin shtëpinë mërgimtarit, ia marrin arin dhe një veturë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Dhjetor 2020, 09:54

Shtëpia e një mërgimtari në fshatin Rudë të Malishevës ka qenë destinacion i hajdutëve natën e mbërmshme.

Të njëjtit i është vjedhur vetura, një sasi e arit dhe një pushkë e gjuetisë.

Rasti po hetohet nga njësitë policore.

“Fsh. Rudë, Malishevë 08-09.12.2020-NN. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura me targa vendore pronë e viktimës mashkull kosovar cila kishte qenë në oborrin e shtëpisë së viktimës i cili ndodhet me qëndrim jashtë vendit. Përveç veturës është konstatuar se në shtëpinë e viktimës ishte vjedhur edhe një pushkë e gjuetisë dhe një sasi e arit. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika