LAJME

Hajdutët thyejnë shtëpinë e një banori në fshatin Grazhdanik dhe i vjedhin stoli ari në vlerën e rreth 10,000 eurove

Hajdutët thyejnë shtëpinë e një banori në fshatin Grazhdanik dhe i vjedhin stoli ari në vlerën e rreth 10,000 eurove
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2025, 16:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 25 majit në fshatin Grazhdanik të komunës së Prizrenit, ku hajdutët kanë thyer një shtëpi dhe kanë vjedhur stoli ari, të cilat, sipas pronarit, kapin vlerën e rreth 10,000 eurove.

Banori i fshatit, nga familja Thaçi, tregon se rreth orës 20:00 deri në 23:00, shtëpia e tij, e ndodhur në rrugën “Besim Shala”, ka qenë e shënjestruar nga hajdutët, të cilët kanë thyer hyrjen dhe kanë vjedhur disa stoli ari të çmuara.

Pronari i shtëpisë ka lajmëruar menjëherë policinë, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e përgjegjësve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika