Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, përmes një reagimi ka bërë të ditur se ka qenë shënjestër e një shpërthimi në veturën e tij, të cilin ai e konsideron tentativë atentati.
Përmes një reagimi publik, Hajdari thekson se akti ka ndodhur nga persona ende të panjohur për të, ndërsa shton se nuk ka ndonjë borxh apo konflikt që do të mund ta shpjegonte këtë ngjarje.
“Dua ta bëj të qartë se nuk i kam borxh askujt, as nuk i kam hyrë dikujt në hak ndonjëherë”, deklaron ai, duke shtuar se nuk do të ndalet nga kërcënimet dhe se do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të mirën e vendit.





