- Reklama -

Hajdari pas shpërthimit në veturë: Nuk do ndalem përballë grupeve të interesit

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot në parkingun e administratës së QKUK-së, ku vetura e tij private dyshohet se është dëmtuar nga një mjet shpërthyes.

Ngjarja ndodhi pak para mbajtjes së mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në hapësirat e administratës qendrore.

- Reklama -

Hajdari, në një deklaratë publike, tha se nuk ka asnjë problem në jetën e tij private dhe e lidh këtë akt me funksionin që ushtron dhe me përpjekjet për vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë në institucion.

“Si zakonisht udhëtoj me makinën time private, kam ardhur rreth orës 8 e 40, në parkingun e QKUK-së. Pastaj kam vazhduar punën. Pas një ore e diçka drejtori i përgjithshëm me njoftoi që ka një shpërthim në parkingun e QKUK-së, me çka dolën dhe e vizituam. Pashë një mjet shpërthyer në makinën time…

Meqenëse se ne jetën private, nuk kam asnjë problem, as në të kaluarën as tash. Konsideroj që ky akt ka lidhje me detyrën time zyrtare. Me punët e mira dhe vendosmërinë me vendosur rregull e rend në QKUK. Dhe ndoshta këto punë iu pengojnë grupeve të ndryshme të interesit, që mund të kenë lidhje edhe me zyrtarë të QKUK-së edhe me të tjera. Por jemi të vendosur t’i vazhdojmë punët e mira”, ka thënë Osmani para mediave.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş