Guvernatori Ahmet Ismaili, iu bashkohet Guvernatorëve dhe Ministrave në takimin për
Perspektivën Ekonomike Rajonale (EUR), i cili përmbyll takimet pranverore të 2024 në
Washington D.C.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, iu
bashkua Guvernatorëve dhe Ministrave në takimin për Perspektivën Ekonomike Rajonale
(EUR), i udhëhequr nga Z. Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian në FMN.
Takimi ofroi një platformë të çmuar për diskutimin e çështjeve të rëndësishme ekonomike
dhe financiare dhe për të nxitur bashkëpunimin midis shteteve evropiane.
Prezantimi i Z. Kammer me titull "Soft Landing in Crosswinds for a Lasting Recovery" nga
Perspektiva Rajonale Ekonomike, nxori në pah sfidat dhe mundësitë që përballet rajoni, duke
ofruar njohuri për perspektivën ekonomike.
Guvernatorët dhe Ministrat nga Evropa u informuan mbi perspektivat makroekonomike dhe
zhvillimet e fundit në sektorin financiar, duke shkëmbyer pikëpamje të gjera dhe
rekomandime mbi trajektoren ekonomike të rajonit.
Pjesëmarrja e Guvernatorit Ismaili është në funksion të angazhimit për përfshirje proaktive
dhe zgjidhje të përbashkëta të problemeve në çështjet ekonomike dhe financiare rajonale.
Iniciativa të tilla nënvizojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në adresimin e sfidave
të përbashkëta financiare dhe sigurimin e stabilitetit financiar për rajonin.